Raporti vjetor për 2023

Të nderuar anëtarë, donatorë dhe mbështëtës të Asociacionit “Penda”,

Shfrytëzojmë rastin të ju falënderojmë përzermërsisht për përkrahjen tuaj të vazhdueshme që mundëson realizimin e misionit tonë fisnik. Falë zemërgjërësisë suaj në vitin 2023 kemi grumbulluar rreth 14,705 €, me anë të së cilave siguruam bursa vjetore për 20 studentë të shkëlqyeshëm.

Në dallim nga viti 2022, kur shënuam rekorde për numrin e bursave (23), numrin e donatorëve unik (57), dhe sasinë e donacioneve të grumbulluara (17,600 €), në vitin 2023 kemi shënuar rënie në këta kategori. Kjo rezultoi në ndarjen e tre bursave më pak në krahasim me vitin paraprak. Megjithatë, ne jemi të bindur në misionin fisnik të organizatës dhe vazhdojmë të ndajmë bursa për të tetin vit me rradhë.

Nëse fokusohemi nga e ardhmja, vlen të përmendim që buxheti aktual i organizatës na mundëson ndarjen e 18 bursave për vitin akademik 2024/2025. Dëshira jonë është që të mënjanojmë një situatë ku për dy vite me rradhë do të kemi rënie në numrin e bursave, dhe gjithmonë të mbështesim më së paku 20 studentë. Prandaj, nëse i besoni misionit të Penda-s tani është një moment i mirë për të donuar (https://www.penda.org.mk/sq/donacione/).

Në frymën e transparencës dhe mirëbesimit, në lidhëse ju dërgojmë një prezantim i cili në pika të shkurta përmbledh aktivitet dhe të arriturat tona gjatë vitit 2023, dhe sqaron pasqyrën financiare të organizatës.

Ju faleminderit për mundësitë që krijoni për bursistët tanë!

Sinqerisht,
Asociacioni për Edukim “Penda”

Raporti financiar: Thank You Slides_2023_AL